Tre futbollistë të Hoffenheimit mbërrijnë në Kosovë, priten nga Ademi

Kosova po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen e saj të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Përballja e së enjtes do ta gjejë Përfaqësuesen përballë Irlandës në Prishtinë, me objektivin për të nisur me fitore këtë rrugëtim.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, mbërritën tre futbollistët e Hoffenheimit: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. Ata u pritën nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ashtu siç veproi edhe me pjesën tjetër të lojtarëve që iu bashkuan grumbullimit më herët.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Irlandë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20:45.