Asnjë nga kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nuk ka marrë votat e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për t’u propozuar në këtë pozitë.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve duhet të përsëritet. Ajo i bëri thirrje komisionit përgjegjës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për publikimin e një thirrjeje të re për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Votat e marra nga kandidatët në raundin e katërt ishin si vijon:

* Emine Avdyli Pozhari – 60 vota
* Jonida Xhafa – 62 vota
* Flamur Mrasori – 51 vota