Liverpooli ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Crystal Palacet, Adam Whartonit, teksa synon të rindërtojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të “talkSPORT”, 22-vjeçari është bërë një nga objektivat kryesorë të klubeve të mëdha, ndërsa Palace pritet të kërkojë të paktën 80 milionë paund për kartonin e tij.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot po kërkon përforcime në mesfushë, sidomos për shkak të pasigurive rreth së ardhmes së disa lojtarëve aktualë.

Edhe pse Ryan Gravenberch dhe Dominik Szoboszlai janë stabilizuar në formacion, drejtuesit Richard Hughes dhe Michael Edwards synojnë të rrisin cilësinë teknike të ekipit.

Një arsye kryesore për interesimin ndaj Whartonit është e ardhmja e paqartë e Alexis Mac Allister.

Mesfushori argjentinas, i cili ishte kyç në sukseset e fundit të Liverpoolit në Premierligë, nuk ka qenë në të njëjtin nivel këtë sezon dhe ka vetëm dy vite kontratë të mbetura.

Po ashtu, edhe Curtis Jones mund të largohet, pasi është lidhur me klube si Interi dhe Tottenham Hotspuri.

Në këtë kontekst, Whartoni shihet si zëvendësues ideal falë aftësisë për të kontrolluar lojën dhe qetësisë me topin.

Megjithatë, Liverpooli do të përballet me konkurrencë të fortë për transferimin e tij.

Manchester Unitedi gjithashtu është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, ndërsa Real Madridi po e monitoron situatën e lojtarit anglez./GazetaExpress/