Avni Dehari, deputeti më i vjetër, kryeson seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Në cilësinë e deputetit më të vjetër, Avni Dehari hapi seancën e parë konstituive të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Duke iu uruar mirëseardhje deputetëve të zgjedhur më 7 qershor, Dehari përshëndeti edhe trupën diplomatike të pranishme, përpara se të vijonte me punimet e seancës. Kjo u raportua nga IndeksOnline.

Dehari procedoi me pikën e parë të rendit të ditës, e cila konsistonte në formimin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Anëtarë të këtij komisioni u propozuan dhe u zgjodhën: Adnan Rrustemi, Përparim Gruda, Besian Mustafa, Srgjan Popoviq, Time Kadrijaj, Fatma Taçi, si dhe përfaqësuesit e partive të tjera jo-shumicë.