Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar në Story, Azemi shfaqet para pasqyrës, ndërsa pranë tij duket një vajzë, duke krijuar menjëherë aludime se ai mund të jetë duke shijuar një moment të veçantë, shkruan Indeksonline.

Pamja ka bërë që fansat të ngrenë pyetjen nëse Azemi ka nisur një lidhje të re dashurie, megjithatë deri më tani ai nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për statusin e tij sentimental.

Mbetet të shihet nëse ish-banori i BBVK-së do ta sqarojë situatën./Indeksonline/