Pierre Kompany, babai i trajnerit të Bayernit Vincent Kompany festoi fitoren ndaj Real Madrid në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve në mënyrën më të veçantë.

Ai shkoi i veshur me shall të skuadrës gjermane në Parlamentin belg.

Triumfi i ekipit të stërvitur nga djali i tij, Vincent Kompany, dhe imazhi i politikanit belg me ngjyrat e Bayernit, natyrisht bëri bujë në internet, duke treguar se futbolli dhe politika mund të bashkëjetojnë, në kushtet e duhura.

“Vincent ishte gjithmonë i destinuar për diçka të veçantë. Që në fëmijëri, ai kishte disiplinë dhe lidership. Ne nuk kishim shumë, por i dhamë vlera – respekt, edukim dhe punë të palodhur. Pjesën tjetër, e bëri vetë”, u shpreh Pierre Kompany./IndeksOnline/