Ballkani Përballet në Miqësore me Kampionin e Shqipërisë, Egnatian
Klubi Futbollistik Ballkani, që po zhvillon fazën përgatitore në Bullgari, ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër kampionit aktual të Shqipërisë, KF Egnatia.
Takimi do të luhet në stadiumin “Bansko Arena” në Bullgari, duke nisur nga ora 18:45.
Të dyja skuadrat, Ballkani nga Suhareka dhe Egnatia nga Rrogozhina, po qëndrojnë në Bullgari, ku po kryejnë përgatitjet intensive parasezonale përpara startit të edicionit të ri futbollistik.
