Ballkani U19 ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e parë ndaj HJK Helsinki në kuadër të UEFA Youth League, duke u mposhtur me rezultat 0:6.

Skuadra finlandeze e HJK Helsinki zhvilloi një ndeshje efikase dhe arriti të krijojë avantazh të madh përpara ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme.

Në krye të HJK Helsinki U19 është Perparim Hetemaj, ish-futbollisti i njohur. Hetemaj, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit evropian, tashmë po e zhvillon karrierën si trajner.

Ballkani do të ketë mundësinë të reagojë në ndeshjen e kthimit muajin e ardhshëm./Indeksonline/