Nevil Dede shkarkohet nga Ferizaj pas barazimit me Prishtinën e Re
Trajneri nga Shqipëria, Nevil Dede, është shkarkuar nga posti i drejtimit të skuadrës së Ferizajt. Ky vendim erdhi pas barazimit të djeshëm me Prishtinën e Re, rezultat i cili u bë vendimtar për largimin e tij.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Në njoftimin e KF Ferizajit thuhet: “Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë.”
Dede iu bashkua Ferizajit në tetor të vitit të kaluar. Në 24 ndeshje nën drejtimin e tij, skuadra ka shënuar 10 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje.
