Bastet Favorizojnë Sllovakinë Përballë Kosovës në Play-Off

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po i afrohet një momenti vendimtar. Nesër, “Dardanët” do të luajnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit, një hap kyç drejt kualifikimit në Kupën e Botës.

Përballja historike do të zhvillohet kundër Sllovakisë në stadiumin ‘Tehelne pole’ të Bratisllavës, me fillim nga ora 20:45.

Sipas kompanive të basteve, Sllovakia vlerësohet si skuadër favorite për fitore. Koeficienti për suksesin e tyre është 2.10, ndërsa një fitore e Kosovës kotohet me 3.70. Një barazim, që do të çonte ndeshjen në shtesa, ka koeficient 3.25.

Nëse Kosova arrin të triumfojë, në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani. Një avantazh i rëndësishëm për “Dardanët” do të ishte zhvillimi i kësaj finaleje në shtëpi, konkretisht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

/IndeksOnline/