Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.
Nëpërmjet një reagimi, Behrami e ka cilësuar EULEX-in si “dorën e zgjatur” të Gjykatës Speciale në Kosovë. Ai ka bërë thirrje që institucionet dhe qytetarët ta refuzojnë këtë mision.
“EULEX-i është dora e zgjatur e Gjykatës Speciale në Kosovë. Mandatit të EULEX-it duhet t’i jepet fund urgjentisht. Institucionet dhe qytetarët duhet ta refuzojnë EULEX-in,” ka theksuar Behrami.
