Artan Behrami, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka shpërndarë sot një fotografi nga Buroja, fshati i lindjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Imazhi, i shpërndarë në rrjetin social Facebook, shoqërohej me mbishkrimin: “Përhajër Bajrami nga Buroja!”. Në fotografi, Behrami shfaqet së bashku me Sami Lushtakun, Fatmir Limajn dhe personalitete të tjera.