Ylli i futbollit, Karim Adeyemi, dhe reperja Loredana Zefi, po realizojnë një film dokumentar për jetën e tyre.

Reperja shqiptare nga Ferizaj, Loredana Zefi, dhe bashkëshorti i saj, futbollisti gjerman Karim Adeyemi, kanë nisur xhirimet për një dokumentar që do të pasqyrojë jetën e tyre.

Sipas raportimeve të medias gjermane BILD, të cilat janë transmetuar edhe nga IndeksOnline, çifti ka qenë nën vëzhgimin e kamerave për rreth një vit.

Dokumentari pritet të përfshijë përditshmërinë e tyre, marrëdhënien, sipërmarrjet e biznesit dhe aspekte të jetës private.

Publikimi i këtij dokumentari pritet të bëhet së shpejti në platformën “Prime Video”.

Vlen të theksohet se, prej disa ditësh, Loredana dhe Adeyemi po kalojnë pushimet e tyre në Kosovë.