Bekim Haxhiu: Vullneti për t’i dhënë fund krizës po bashkon gjithnjë e më shumë qytetarët
Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se vullneti i qytetarëve për t’i dhënë fund krizës po bashkon gjithnjë e më shumë njerëz.
Kjo deklaratë vjen pas takimeve të tij me qytetarë në fshatrat Baks, Deshefc, Qirez, Krasmirofc, Kozhicë, Prellofc dhe Krasaliq.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haxhiu ka shkruar se energjia dhe mbështetja e qytetarëve për vizionin e PDK-së po rritet dita-ditës.
Ai ka nënvizuar se “vullneti për t’i dhënë fund krizës dhe degradimit shoqëror e shtetëror po bashkon gjithnjë e më shumë qytetarët rreth vizionit dhe programit të PDK-së”.
Postimi përmbyllej me falënderime për mikpritjen dhe besimin e qytetarëve, si dhe me thirrjet “STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”.
