Bella Hadid shfaq elegancën verore nga pushimet në Rivierën Franceze.

Supermodelja Bella Hadid ka publikuar në rrjetet sociale momente nga pushimet e saj në jug të Francës, duke tërhequr vëmendjen me pamjet elegante dhe atmosferën relaksuese të udhëtimit me shoqet e saj.

29-vjeçarja ka postuar në Instagram një seri fotografish nga Saint-Tropez, ku shfaqet duke shijuar diellin, detin dhe kohën e lirë në një jaht luksoz.

Në këto imazhe, Bella pozon me kombinime të ndryshme verore, duke treguar stilin e saj karakteristik, shkruan DailyMail.

Bashkë me fotot, ajo ndau edhe një mesazh ku theksoi se sa shumë e kishte shijuar këtë përvojë, duke shkruar: “Kafetë e mëngjesit para punës nuk do të jenë më njësoj që nga tani e tutje”.

Gjatë qëndrimit në Rivierën Franceze, modelja u pa duke kaluar kohë me miq e familjarë, përfshirë edhe vëllain e saj, Anwar Hadid. Ajo shijoi aktivitete të ndryshme ujore, mes tyre edhe një xhiro me jet ski përgjatë bregdetit.

Fotot e fundit të Bellës kanë marrë mijëra reagime pozitive në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë vlerësuar stilin e saj veror dhe pamjet spektakolare nga pushimet në një prej destinacioneve më të njohura të Francës.