Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, ka njoftuar se sot është dorëzuar në Komunën e Prishtinës një kërkesë drejtuar grupeve parlamentare, kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe kryetarit të Prishtinës, lidhur me parcelën ku ndodhet Kisha Ortodokse e papërfunduar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Ai ka theksuar se hapësira në fjalë duhet të vihet në funksion të interesit publik dhe nevojave akademike të studentëve dhe stafit universitar.
