Karim Benzema ishte i gatshëm të rikthehej te Lyoni këtë sezon, madje pa kërkuar asnjë pagë.

Sipas L’Équipe, Lyoni kishte shqyrtuar mundësinë e rikthimit të sulmuesit francez me kontratë njëvjeçare.

Por marrëveshja e Benzemas si ambasador i Saudi Pro League deri në qershor 2030 e bëri të pamundur transferimin.

Kështu, rikthimi i një prej legjendave të Lyonit mbeti vetëm një mundësi e parealizuar.