Fansat e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, me sa duket, nuk do të duhet të presin edhe shumë gjatë për nisjen e edicionit të gjashtë.

Produksioni ka bërë njoftimin e shumëpritur, duke konfirmuar se spektakli do të nisë zyrtarisht në muajin dhjetor.

Megjithatë, data e saktë e fillimit ende nuk është bërë e ditur nga organizatorët.

Lajmi u bë publik përmes një postimi në Instagram, ku produksioni publikoi edhe një trailer me personazhe nga edicionet e kaluara, të shoqëruar me një mesazh për sezonin e ri.

“Shumë kanë hyrë në atë derë. Asnjë nuk ka dalë i njëjtë. Disa humbasin. Të tjerë fitojnë gjithçka. E gjithë Shqipëria, një lojë! Big Brother VIP, Nga dhjetori!”, thuhet në postimin e tyre.