Kombëtarja e Kroacisë mund të mbetet pa trajner pas ndeshjes ndaj Spanjës, që zhvillohet nesër në kuadër të UEFA Nations League.
Slaven Bilic është duke e menduar dorëheqjen në rast se humb edhe ndaj Spanjës, shkruan Indeksonline
Siç raporton “Sportske Novosti”, Bilic e ka menduar largimin, sidomos nëse Kroacia pëson humbje të thellë ndaj Spanjës.
Humbja e thellë ndaj Anglisë (0:7), ka bërë që shumë njerëz të thurin kritika për Bilicin.
Ndeshja mes Kroacisë dhe Spanjës zhvillohet nesër në mbrëmje./Indeksonline/
