Bisedimet Real Madrid-Leipzig ngecin, Diomande pret transferimin

Bisedimet mes Real Madridit dhe RB Leipzigut për transferimin e mesfushorit Yan Diomande kanë ngecur, pasi klubi gjerman ende nuk i është përgjigjur ofertës së fundit të paraqitur nga pala spanjolle.

Sipas burimeve, Leipzigu planifikon ta përfshijë 20-vjeçarin në kampin përgatitor që do të mbahet në Austri. Megjithatë, vetë lojtari shpreson ta shmangë pjesëmarrjen e plotë në stërvitje me ekipin, ndërsa pret me padurim zhvillime të reja në negociata.

Diomande mbetet i palëkundur në dëshirën e tij për t’u transferuar te Real Madridi dhe vazhdon të besojë se klubet do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në ditët në vijim.