Trajneri i Kombëtares U17 të Kosovës, Fadil Berisha, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tre ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian në këtë grupmoshë.

“Dardanët” e rinj do të përballen me kundërshtarë si Belgjika, Kroacia dhe Letonia, në ndeshjet që do të zhvillohen të gjitha në Kroaci.

Kosova do ta nisë këtë cikël kualifikues më 11 nëntor, duke u përballur me Belgjikën në stadiumin “Ivan Laljak-Ivic” në Zapresic, me fillim nga ora 12:30.

Ndeshja e dytë është planifikuar kundër Kroacisë, më 14 nëntor, në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, duke filluar nga ora 11:00.

Ndërkaq, takimi i fundit do të zhvillohet më 17 nëntor, ku Kosova do të luajë kundër Letonisë. Ky ballafaqim do të mbahet sërish në stadiumin “Ivan Laljak-Ivic” në Zapresic, po ashtu nga ora 11:00.

Përfaqësuesja e Kosovës U17 synon të shfaqë një paraqitje sa më të mirë në këto përballje, me qëllim për të përfaqësuar denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare.