**Ambasada Gjermane në Kosovë Përkujton 37-vjetorin e Rënies së Murit të Berlinit**

Ambasada Gjermane në Kosovë ka përkujtuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke rikujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë evropiane. Kjo ngjarje simbolizoi fundin e ndarjes së Gjermanisë, si dhe triumfin e lirisë dhe bashkimit.

Përmes një postimi në platformën “Facebook”, ambasada theksoi se më 9 nëntor 1989, pas plot 28 vjetësh ndarjeje, Muri i Berlinit ra. Ky moment historik i hapi rrugë ribashkimit të Gjermanisë, i cili u finalizua më 3 tetor 1990.

Ambasada nënvizoi se ndikimi i kësaj ngjarjeje ishte i gjerë dhe thelbësor, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën dhe mbarë botën.

“Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë e fortë se shoqëritë kanë fuqinë të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen”, citohet në mesazhin e publikuar.

Në përfundim të mesazhit, ambasada ngriti pyetjen mbi mësimet që mund të nxirren sot nga kjo ngjarje historike, me qëllim forcimin e dialogut, lirisë dhe lidhjeve ndërnjerëzore.