Stresi reagon për klikimet e këngës së tij të re: “Po t’i kisha blerë, 1 milion do t’i bënte për dy ditë”!
Reperi i njohur Stresi ka publikuar një postim në Instastory lidhur me këngën e tij “Terror 3”, ku shpreh bindjen se projekti ka shënuar sukses dhe meriton shumë më tepër vëmendje.
Në këtë postim, reperi ka shkruar: “Shkojmë ‘share’ për 1 ‘real milly’. Po t’i kishim blerë, do të kishim shkuar në 1 milion që në ditën e dytë”.
Me anë të këtij mesazhi, Stresi lë të kuptohet se kënga ka shënuar një sukses të vërtetë dhe se potenciali i saj është shumë më i madh se shifrat e arritura deri më tani.
Më pas, reperi shton edhe një mesazh tjetër: “Dhemb kur mundohesh të bësh mirë, dhe në fund del i keq”.
Kjo tregon se Stresi është i bindur për suksesin e projektit “Terror 3” dhe kërkon mbështetjen e publikut. /Indeksonline/
