Lajm i mirë për Bayernin: Vincent Kompany kthehet në stërvitje pas kolapsit shëndetësor

Vincent Kompany, mbrojtësi i njohur belg, i është bashkuar sërish stërvitjeve të Bayern Munchen sot, pas kolapsit shëndetësor që pësoi më 23 tetor dhe shtrimit pasues në spital.

Futbollisti belg ka munguar për gati tre javë, ndërsa sot ka zhvilluar seancën stërvitore në qendrën e klubit në “Säbener Straße”.

Kompany pritet të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në fushë me fanellën e Bayernit në ndeshjen e planifikuar për 20 nëntor kundër Koln-it.

Burimi: Indeksonline