Bisedimet SHBA-Iran në Zvicër: Çfarë dihet deri tani?
Delegacione nga Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Pakistani kanë mbërritur në Zvicër, ku pritet të fillojnë sot bisedimet e nivelit të lartë.
Negociatorët amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë takimin e tyre rreth orës 13:00 me orën lokale, në vendpushimin malor zviceran të Burgenstock. Ky informacion është bërë i ditur nga një burim iranian për CNN.
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Irani, kanë dërguar zyrtarë të lartë në Zvicër. Delegacionin amerikan e kryeson Zëvendëspresidenti JD Vance, ndërsa palën iraniane do ta udhëheqë negociatori kryesor, Mohammad Bagher Ghalibaf. Lajmin e raportoi të shtunën media iraniane Saberin News.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, pjesë e ekipit iranian, kishte deklaruar më parë për mediat shtetërore se bisedimet Iran-SHBA do të mbahen në një format katërpalësh, me praninë e delegacioneve nga Pakistani dhe Katari. Këtë e shkruan CNN.
Në krye të agjendës pritet të jetë situata në Liban, pasi përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë kërcënuar marrëveshjen e sapoarritur mes SHBA-së dhe Iranit. Vance shprehu shpresën se do të arriheshin përparime në negociatat lidhur me trajtimin e materialeve bërthamore të Iranit.
