Blero dhe Eronita Nisën Pushimet e Para si Prindër, Zgjedhin Ulqinin

Këngëtari i mirënjohur kosovar Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet verore.

Lajmin e bëri të ditur vetë artisti, duke publikuar disa imazhe dhe video në “Instastory” të tij.

Në këto postime, Blero zbuloi se destinacioni i tyre i zgjedhur për këtë herë është qyteti bregdetar i Ulqinit. Pamjet e publikuara tregonin momente relaksuese dhe vende mahnitëse.

Duhet theksuar se këto shënojnë pushimet e para të çiftit si prindër.