**Britania përgatitet për një valë të re të nxehti**
Mbretëria e Bashkuar pritet të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit gjatë kësaj jave, me temperatura që mund të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në Anglinë juglindore. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Meteorologjik britanik.
Sipas parashikimeve, merkuri do të kalojë 30°C në fillim të javës, ndërsa piku i të nxehtit pritet të regjistrohet të enjten. Në disa zona të juglindjes, vala e të nxehtit mund të shpallet zyrtarisht që prej të hënës, raporton SkyNews.
Autoritetet shëndetësore kanë lëshuar paralajmërime për rrezikun që temperaturat e larta paraqesin për grupet më të cenueshme të popullsisë. Këto paralajmërime janë në fuqi deri më 11 korrik për disa rajone të Anglisë, përfshirë Londrën.
