Mesfushori kroat, Marcelo Brozoviq është larguar nga Al-Nassr.
Lajmin e bëri të ditur vetë kampioni i Arabisë Saudite, në të cilin i dha fund aventurës së tij trevjeçare aty.
Ai tashmë është një agjent i lirë, teksa lidhet edhe me një rikthim në futbollin evropian.
Kroati, largohet si legjendë ku bëri 124 paraqitje me Al-Nassr dhe shënoi 8 gola dhe 23 asistime.
Ai arriti të fitonte vetëm titullin e Arabisë Saudite, sezonin e kaluar./IndeksOnline/
