Buta dhe Fjolla po i japin një mundësi të dytë martesës

Reperi i njohur, Buta, duket se po përjeton zhvillime të reja në jetën e tij private. Pas një periudhe të gjatë ndarjeje të përfolur, shenja të reja në rrjetet sociale sugjerojnë një pajtim të mundshëm me bashkëshorten e tij, Fjolla.

Prej më shumë se një viti, ka qarkulluar zëri se artisti ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Kjo ndarje u sinjalizua qartë edhe në rrjetet sociale, ku çifti kishte ndërprerë ndjekjen e njëri-tjetrit dhe kishte fshirë fotografitë e përbashkëta.

Por, pikërisht rrjetet sociale po dëshmojnë sërish, këtë herë për një pajtim të mundshëm. Në profilet e tyre sociale, është vënë re se Buta dhe Fjolla kanë rikthyer ndjekjen e ndërsjellë.

Ende mbetet e paqartë nëse ata janë ribashkuar plotësisht, duke lënë pas mosmarrëveshjet e së kaluarës, apo thjesht po i trajtojnë gjërat me kujdes. Buta dhe Fjolla janë prindër të një vajze.