Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me debatin rreth profileve të rreme në rrejte sociale. Ai ka thënë se viteve të fundit kushdo që ka kritikuar ndonjë veprim të pushtetit apo ndonjë qëndrim, me shumë gjasë i janë shfaqe komente apo postime si “Lule Gjeli, e me emra të tjerë të rremë.

Ai ka thënë se është e vështirë të besohet se profile të tilla të cilat përdorin metodologji e gjuhë të njëjtë nuk kanë sfond politik.Reagimi i plotë:

Viteve të fundit, kushdo që ka kritiku publikisht ndonjë vendim, veprim apo qëndrim të pushtetit, me shumë gjasë i janë shfaqë në komente apo postime profile si Lule Gjeli, Jona, Naimi, Dardani, Xhaviti e plot profile të tjera të rreme.Prej gjuhës, etiketimeve dhe mënyrës qysh janë zhvillu këto sulme, qëllimi ka qenë i qartë. Secili zë kritik përballej me linçim, shpifje dhe sulme personale, përmes akuzave si “i paguar”, “pro-serb”, “i shitur”, “me partitë e vjetra” apo “kundër shtetit”.

Vështirë është me besu që një sistem i tillë sulmesh online, me dhjetëra profile të rreme që vazhdimisht i zgjedhin të njëjtit njerëz, e përdorin të njëjtin fjalor dhe i mbrojnë të njëjtat interesa politike, s’ka sfond politik. Sidomos kur disa prej përpjekjeve për diskreditim e linçim publik janë