Ylli i Interit, Hakan Çalhanoglu ka folur së fundi në konferencë për shtyp.

Ai foli po ashtu për kualitetin e lojtarëvë tanë, para ndeshjes historike të së nesërmes në “Fadil Vokrri”

“Kosova ka shumë lojtarë të rrezikshëm. Asllani është aty. Vedati është shumë i mirë para portës dhe në goditjet standarde. Lojtar që luan me Kenanin te Juventusi është gjithashtu shumë i mirë. Nuk do t’i rendis një nga një, do të ishte e pahijshme. Janë të gjithë të mirë dhe cilësorë.“Ata meritojnë respekt. Kanë edhe një super trajner”, u shpreh Çalhanoglu.

Ndeshja luhet nesër, në orën 20:45./IndeksOnline/