Cardi B shënon një arritje historike në karrierën e saj, duke u bërë reperja e parë femër që ka katër këngë të certifikuara me diamant.
Kjo arritje kulmore erdhi pasi kënga e saj “WAP”, një bashkëpunim me Megan Thee Stallion, kaloi zyrtarisht shifrën prej 10 milionë njësish të shitura në Shtetet e Bashkuara. Me këtë sukses, “WAP” iu bashkua hiteve të mëparshme të Cardi B, si “Bodak Yellow”, “I Like It” dhe “Girls Like You”, duke e çuar numrin total të këngëve të saj me këtë çertifikim prestigjioz në katër. Ky lajm u bë i ditur nga DailyMail.
Reperja 33-vjeçare festoi këtë moment historik deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë festimeve, ajo tërhoqi vëmendjen me një bluzë të bardhë me dekolte të theksuar, pantallona të ngushta dhe taka në ngjyrë jeshile mente.
Një këngë merr certifikimin “diamant” pasi arrin të paktën 10 milionë njësi ekuivalente në shitje dhe transmetime.
