Kombëtarja e Kosovës zhvillon sonte një ndeshje vendimtare kundër Turqisë, e vlefshme për finalen e play-offit. Me këtë rast, një numër i madh tifozësh kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të mbështetur ekipin kombëtar. Mbështetja vjen edhe nga Shqipëria, ku shumë automjete me tifozë janë nisur drejt Kosovës. Një video që dokumenton këtë nisje entuziaste është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar qartë solidaritetin dhe mbështetjen e madhe për “Dardanët”.