Epoka e Xabi Alonsos te Chelsea ka nisur me super blerje.

Skuadra londineze ka zyrtarizuar transferimin e Morgen Rogers nga Aston Villa, shkruan IndeksOnline.

Transferimi i 23-vjeçarit i ka kushtuar Chelseas plot 130 milionë euro.

Rogers ka nënshkruar kontratë shtatë vjeçae, e vlefshme deri në vitin 2033.

“Jam shumë i emocionuar. Për mua, Chelsea është klubi më i madh në Londër dhe një klub që e kam admiruar gjithmonë që kur isha fëmijë. Jam shumë i emocionuar për projektin me trajnerin e ri, lojtarët që kemi dhe për drejtimin që po shkon klubi. Kjo është arsyeja pse jam këtu dhe mezi pres të filloj.”, ishin fjalët e para të Rogers si lojtar i Chelseas.

Ai sa ishte pjesë e Aston Villës kontriboi me 40 gola në 85 ndeshje zyrtare.

Kjo ishte blerja e dytë e Chelseas, pas Marco Palestra./IndeksOnline/