Chelsea konfirmon emërimin e Xabi Alonsos si trajner të ri

Chelsea ka konfirmuar emërimin e Xabi Alonsos në postin e trajnerit të skuadrës së parë.

Klubi londinez e bëri publik lajmin përmes një njoftimi zyrtar, duke theksuar se trajneri spanjoll do ta nisë detyrën më 1 korrik 2026. Ai ka firmosur një kontratë katërvjeçare në “Stamford Bridge”.

Ardhja e Alonsos shihet si një hap thelbësor për Chelsean, i cili synon rikthimin në elitën e futbollit anglez dhe europian, pas disa sezoneve me rezultate të paqëndrueshme.

Ish-mesfushori i njohur spanjoll ka ndërtuar një reputacion të fortë si trajner në vitet e fundit, falë stilit të tij modern të lojës dhe rezultateve të arritura.