Rayan Cherki i ka mohuar zërat për një përplasje me Michael Olisen në Kombëtaren e Francës.
Sipas një raportimi të “L’Équipe”, Olises nuk do t’i pëlqenin disa nga veprimet e Cherkit gjatë stërvitjeve dhe nuk do ta kuptonte gjithmonë mënyrën e tij të sjelljes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, përcjell “Gazeta Express”.
Lajmi shkaktoi reagimin e menjëhershëm të mesfushorit të Manchester Cityt, i cili e ironizoi raportimin përmes një postimi në “X”.
“Edhe një tjetër shpikje… çfarë frymëzimi i mrekullueshëm”, shkroi Cherki, duke e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur.
Kështu, 23-vjeçari mohoi se mes tij dhe Olises ka ndonjë konflikt në grumbullimin e Francës. /Gazeta Express
