Sebastian Stan dhe Annabelle Wallis janë bërë prindër. Çifti i famshëm i aktrimit ka mirëpritur fëmijën e tyre të parë, sipas People.
Aktori 43-vjeçar i Marvel dhe partnerja e tij 41-vjeçare dhe bashkë-yll i “Mercy” ende nuk kanë zbuluar ndonjë detaj rreth foshnjës së re, transmeton Indeksonline.
Shtatzënia e çiftit u bë e qartë në prill, kur Stan dhe Wallis u fotografuan duke ecur nëpër New York City. Fotot tregonin barkun e aktores që po rritej, ndërsa ajo mbante veshur një fustan të zi të lirshëm, një xhaketë kafe dhe një çantë me printime gepardi.
Stan ecte përkrah saj i veshur me një kombinim të rastësishëm pantallonash kafe dhe një xhakete xhins.
Ylli i “Captain America: The Winter Warrior” foli së fundmi për herë të parë rreth atësisë në një intervistë me Deadline rreth filmit të tij të ri “Fjord”. Ai tha se puna në filmin e regjisorit Cristian Mungiu, premiera e të cilit do të dalë këtë gusht, e ka bërë të mendojë më shumë për jetën e tij dhe rolin e një babai./Indeksonline/

