Muzikantët Jack White dhe Olivia Jean i japin fund martesës pas pak më shumë se katër vitesh.

Jean ka paraqitur kërkesë për divorc, duke përmendur “sjellje të papërshtatshme martesore” nga bashkëshorti i saj.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, Jean dorëzoi kërkesën për divorc në Nashville më 3 qershor, duke e specifikuar të njëjtën datë si ditën e ndarjes. Në dokumente thuhet se White “është përfshirë në sjellje të papërshtatshme martesore që e ka bërë marrëdhënien e tyre të vazhdueshme të pasigurt dhe të papërshtatshme.”

Në shtetin e Tenesit, “sjellja e papërshtatshme martesore” shpesh përmendet si shkak për divorc me faj. Edhe pse ligji e përkufizon atë si faj të bashkëshortit për “trajtim ose sjellje mizore dhe çnjerëzore”, ekspertët ligjorë nga firma “Hoffman Law and Mediation” theksojnë se ky term përdoret në praktikë si një formulim i përgjithshëm, duke mbuluar një gamë të gjerë situatash.

Kjo shënon martesën e tretë dhe divorcin e tretë për White. Ish-këngëtari i grupit “The White Stripes” ka qenë i martuar më parë me bateristen Meg White dhe modelen e këngëtaren Karen Elson.