Çitaku: Albin Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara, të tjerat janë propagandë
Vlora Çitaku, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka gjetur shtetin dhe ushtrinë tashmë të ndërtuara.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Çitaku theksoi se gjithçka tjetër përveç kësaj ishte thjesht propagandë. Ajo shtoi se, sipas saj, Albin Kurti është një politikan i fjalëve, pa vepra konkrete.
Në postimin e saj, Çitaku citoi një ngjarje të 28 shkurtit 2017, në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork, duke shkruar: “Albin Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara. Të tjerat janë propagandë. Kur mungojnë puna dhe projektet, mbeten vetëm fjalët.”
