Mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe 26 arrestime: Bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2099 gjoba trafiku.

Gjatë së njëjtës periudhe, janë raportuar 27 aksidente me persona të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.

Më tej, raporti thekson se janë arrestuar 26 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje.