Manchester City ka paraqitur të hënën një ofertë zyrtare te Chelsea për transferimin e mesfushorit Enzo Fernandez gjatë këtij afati kalimtar veror.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, shkroi në llogarinë e tij në rrjetin “X”:

“Lajm i fundit: Manchester City i ka bërë një ofertë zyrtare Chelseat për transferimin e Enzo Fernandez!”

Romano shtoi: “Manchester City ka kontaktuar zyrtarisht me Chelsean për herë të parë këtë verë, për të nisur negociatat për transferimin e Enzo Fernandez dhe bisedimet janë aktualisht duke vazhduar.”

Eksperti i transferimeve përfundoi: “Lojtari argjentinas është në pritje të vendimit përfundimtar nga bisedimet mes dy klubeve. Marrëveshja është ende e mundshme”.

Enzo Fernandez iu bashkua Chelseat nga Benfica, derisa më parë kishte luajtur për River Platen në Argjentinë./GazetaExpress/