Çmimet globale të naftës kanë shënuar rritje ndjeshme, ndërsa tregjet financiare kanë reaguar me rënie, pas paralajmërimeve të Presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-ja do të godasë Iranin “jashtëzakonisht fort”. Deklarata u bë gjatë një fjalimi televiziv nga Shtëpia e Bardhë.

Siç raporton BBC, gjatë fjalimit të tij, Trump u bëri thirrje aleatëve të mobilizohen për të garantuar sigurinë e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit. Ai theksoi se SHBA-ja nuk ka nevojë për këtë rrugë detare, duke lënë të kuptohet se siguria atje është kryesisht në interes të vendeve të tjera.

Kjo situatë ka bërë që çmimi i naftës të arrijë në 106 dollarë për fuçi. Njëkohësisht, aksionet ranë ndjeshëm në tregjet aziatike, një rajon që varet thellësisht nga furnizimet me naftë nga Lindja e Mesme.