Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, e nisi fushatën e tij në Kupën e Botës 2026 me Holandën në barazimin dramatik 2-2 ndaj Japonisë.
Skuadra e Ronald Koeman ishte pranë fitores në ndeshjen hapëse, por një gol i vonshëm i japonezëve pas një goditjeje standarde bëri që “Tulipanët” të humbnin dy pikë të rëndësishme.
Pavarësisht rezultatit zhgënjyes, De Jong u shfaq i kënaqur me paraqitjen e tij dhe krenar që përfaqëson Holandën në turneun më të madh të futbollit.
“Jam shumë krenar që përfaqësoj vendin tim në një Kupë Bote”.
“Ne kemi objektivin për ta fituar Kampionatin Botëror, ashtu si të gjitha kombëtaret e tjera”.

Megjithatë, kur u pyet për favoritët e turneut, lojtari i Barcelonës veçoi Spanjën si një nga skuadrat më të forta në garë.
“Spanja ka një ekip shumë të mirë. Mendoj se patjetër kanë shanse për ta fituar Kupën e Botës”, deklaroi ai për Cope.
Vlerësimi i De Jong nuk është i rastësishëm, pasi në përbërjen e kombëtares spanjolle aktualisht ndodhen plot tetë lojtarë të Barcelonës, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekipit të Luis de la Fuentes.
Spanja konsiderohet nga shumë analistë dhe modele statistikore si një nga favoritët kryesorë për triumfin në Botërorin 2026, ndërsa synon të shtojë një tjetër trofe botëror pas suksesit historik të vitit 2010.
