**Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë: Afati për zgjedhjen e Presidentit, deri më 6 tetor**

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë.

Në këtë aktgjykim, Gjykata Kushtetuese konstaton se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh. Po ashtu, theksohet se zgjedhja e Presidentit të Republikës duhet të realizohet deri më 6 tetor 2026.

Sipas faqes 51 të aktgjykimit, afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka nisur më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Gjykata thekson domosdoshmërinë e funksionimit të institucioneve kushtetuese, veçanërisht vazhdimin e funksionimit të institucionit të Presidentit me mandat dhe pushtet të plotë kushtetues. Për këtë arsye, Kuvendi duhet të veprojë deri më 6 tetor për të siguruar zgjedhjen e Kreut të Shtetit, siç specifikohet në aktgjykim.