**Dhuna fizike në Viti: Arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i gruas**
Një incident dhune fizike ndaj një gruaje u raportua të hënën rreth orës 19:00 në qytetin e Vitisë.
Sipas njoftimit të policisë, bashkëshorti dhe vëllai i viktimës dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Si pasojë e sulmit, gruaja ka pësuar lëndime dhe ka marrë ndihmë mjekësore.
Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në ndalim.
