Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Europian
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Europian, që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Krasniqi mposhti me sukses kundërshtaren e saj nga Polonia, Aleksandra Kaleta, duke avancuar në fazën tjetër të garës.
Në kategorinë -52 kilogramë, Distria tani është vetëm një hap larg sigurimit të një medaljeje në këtë kompeticion prestigjioz.
Më herët, para kësaj ndeshjeje, Krasniqi kishte eliminuar edhe xhudisten nga Çekia, Tereza Bodnorova.
