Dy skuadra kosovare sonte kërkojnë fitore për të vazhduar ende garat në play-offin e UEFA Conference League.

Skuadra e Ballkanit e pret në “Fadil Vokrri”, ekipin nga Irlanda, Bohemiansin, shkruan Indeksonline

Ndeshja e parë mes tyre u mbyll me rezultatin 2:1 në të mirë të klubit irlandez.

Në anën tjetër, Malisheva kërkon mbrojtjen e rezultatit në Skoci.

Skuadra kosovare e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2:0 ndaj një ekipi me histori në futbollin europian.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00./Indeksonline/