Djali i dëshmorit pengon hyrjen e Përparim Ramës në varrezat e dëshmorëve

Prishtina shënoi sot Ditën e Dëshmorëve, por një incident i papritur ndodhi kur në Varrezat e Dëshmorëve mbërriti kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Atij iu pengua hyrja në varreza për të bërë homazhe, nga djali i një dëshmori, raporton Tëvë1.

Djali i dëshmorit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu drejtua Ramës me ankesa. Sidoqoftë, pas ndërhyrjes së një personi tjetër, i cili bisedoi me qytetarin që fillimisht nuk dëshironte ta lejonte Ramën të kalonte, kryetari i Prishtinës vazhdoi i qetë dhe pa reaguar për të bërë homazhet e tij.