Legjenda e Muzikës Patriotike, Arif Vladi, Optimist në “Marshin e Lirisë”: “Presim lajmin e mirë për UÇK-në”
Këngëtari i mirënjohur i muzikës patriotike, Arif Vladi, ka shprehur optimizëm të thellë gjatë “Marshit të Lirisë” që po zhvillohet sot në Prishtinë.
Vladi është shprehur besimplotë se dita e sotme do të sjellë një lajm të mirë për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Duke folur për IndeksOnline, Vladi deklaroi: “Sot është Marshi i Lirisë. Mendoj se kjo ditë duhet të përfundojë ashtu siç u kurorëzua çlirimi i Kosovës nga luftëtarët tanë, duke na kthyer në rrugët e vitit 1999 dhe pranverës së vitit 2000. Edhe sot do të shpresojmë të marrim lajmin e mirë se nuk do të ketë më akuza për UÇK-në dhe çlirimtarët e Kosovës.”
Marshi i Lirisë, që po mbahet në Prishtinë, ka si qëllim mbështetjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe zhvillohet në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
