Një prej kandidateve më të votuara në zgjedhjet e fundit në LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas përplasjeve të fundit në parti, mes Degëve dhe Qendrës.
Ajo ka bërë thirrje për unitet dhe shmangie të përçarjes.
“Sot Kosova eshte ne krize institucionale, politike dhe te jashtme. Ne kete moment, vendit i duhet nje LDK e qarte, e forte dhe e pergjegjshme. Jo nje LDK e futur ne perplasje publike, ku secili flet per moral, por pak kush e nis pergjegjesine nga vetja.”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Ju beje thirrje per unitet!
Per unitet te sinqerte. Per unitet te pergjegjshem. Per unitet qe nuk e mohon debatin, por nuk lejon qe debati ta ktheje LDK-ne ne perçarje.
LDK-ja nuk eshte prone e askujt. As e kryetarit. As e degeve. As e atyre qe ne perballjen tone me pushtetin, kritikonin vetem LDK-ne.
LDK-ja eshte shtepi politike. E ne momente te ndjeshme, shtepia nuk rrenohet pse ka nevoje per riparim. Ajo forcohet.
Po, rezultati kerkon reflektim. Por reflektimi duhet te na bashkoje, jo te na copetoje. Fundja, pergjegjesi kemi te gjithe, njesoj!
Sot Kosova eshte ne krize institucionale, politike dhe te jashtme. Ne kete moment, vendit i duhet nje LDK e qarte, e forte dhe e pergjegjshme. Jo nje LDK e futur ne perplasje publike, ku secili flet per moral, por pak kush e nis pergjegjesine nga vetja.
Prandaj, te flasim. Te permiresohemi.
Por ta ruajme LDK-ne.
Ta ruajme nga perçarja. Ta ruajme nga kalkulimet e ngushta. Ta ruajme nga tundimi per ta dobesuar ne momentin kur ajo duhet te jete adrese e stabilitetit per Kosoven.
Kryetari Abdixhiku ne janar iu nenshtrua Kuvendit te partise dhe mori votebesimin e delegateve. Kjo nuk e mbyll debatin pergjithmone, por e percakton rrugen: debati kryhet brenda.
LDK-ja duhet te mbrohet sidomos kur eshte me e ekspozuar. Sepse ata qe duan ta dobesojne, nuk presin moment te qete.
Prandaj, ju ftoj per unitet. Vetem bashke e te matur i bejme nder tre shkronjave historike qe perfaqesojme.
Mos harroni: LDK ka qene, dhe do te mbetet vet Republika e Kosoves! T’a trajtojme si te tille!
Doarsa
